Rey Manaj ka folur pas transferimit e Barcelona, duke thënë se tani është në klubin më të madh në historinë e futbollit.
Futbollisti i Shqipërisë, i cili tashmë do të luajë për të rinjtë e Barcelonës, pranon se hodhi poshtë çdo propozim të klubeve të tjera në momentin që katalanasit u interesuan për të.
Në intervistën e tij të parë si lojtar i Barcelonës B, 22-vjeçari tregon se synon që sezonin e ardhshëm skuadra të ngjitet në La Liga 2.
📰[MARCA] | Barça sign Rey Manaj for 2M euros.
🔶The striker arrives to play for Barça B and he has a release clause of 50M euros included in his contract.
🔷The Albanian international has previously played for Inter, Pescara and Granada among other teams in his short career. pic.twitter.com/4aPVtdCDav
— BarçaTimes (@BarcaTimes) January 21, 2020
“Mendoj se është një nga ditët më të rëndësishme të jetës sime. Vij te një klub i madh, për të cilin mendoj se është më i madhi në historinë e futbollit. Mezi prej që të luaj me ekipin e ri”.
“Kur Barcelona më bëri ofertë, nuk pranova të merrja në shqyrtim asnjë propozim tjetër dhe e vetmja gjë që dëshiroja ishte të mbërrija sa më shpejt këtu. Tani jam shumë i lumtur”.
https://twitter.com/FCBarcelonaFl/status/1219343130367078400
“Shpresoj që ta ndihmoj sa më shumë skuadrën time të re. Një sulmues duhet të shënojë dhe uroj që këtë gjë ta realizoj këtu. I kam vendosur vetes disa synime personale, por mbi të gjitha dëshiroj që skuadra të ngjitet në kategorinë e dytë”.
“Barcelona është klubi më me rëndësi në botë, prandaj këtu gjithçka shkon në mënyrë perfekte”, shprehet Manaj.
Manaj la nënshkruar tri vite me Barcelonën B dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 22, ndërsa klubi ka vendosur se për të prishur klauzolën e tij duhet të paguhen 50 milionë euro. /Telegrafi/