Manchester United dhe Tottenham Hotspur kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për Kupën FA.
Djajtë e Kuq dhe Spurs do të ndeshen mes vete në gjysmëfinalen e madhe të Kupës FA, e cila zhvillohet me fillim nga ora 18:30 në stadiumin Wembley.
Skuadra e Jose Mourinhos ka ardhur deri në këtë fazë të Kupës FA falë fitores ndaj Brigtonit në gjysmëfinale, ndërsa skuadra e Mauricio Pochettinos ka mposhtur Swansean.
#MUFC banners in place ✅
Follow our build-up to today's #EmiratesFACup semi-final here: https://t.co/aT8yiP0UnS pic.twitter.com/zdoHLKM6Rf
— Manchester United (@ManUtd) April 21, 2018
Të dy trajnerët dhe të dyja skuadrat duan fitoren në këtë ndeshje, pasi fituesi do të kualifikohet në finale, pasi në këtë fazë zhvillohet vetëm një ndeshje.
Signing in ahead of the semi-finals. 🤝#COYS pic.twitter.com/g5B0WdpODS
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) April 21, 2018
Finalisti do të takohet me njërin në mes të Chelseat dhe Southamptonit, ndeshje e cila zhvillohet nesër (e diel).
Man Utd: De Gea; Valencia, Jones, Smalling, Young; Matic, Herrera, Pogba; Lingard, Lukaku, Sanchez.
Tottenham: Vorm, Trippier, Sanchez, Vertonghen, Davies, Dier, Dembele, Eriksen, Dele, Son, Kane
/Telegrafi/