Telegrafi

Man Utd do të tentojë përsëri transferimin e De Jongut në verë

Klubi anglez, Manchester Unitedi po përgatitet të rikthehet për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong në afatin kalimtar të verës.

Holandezi është i preferuari i trajnerit të Unitedit, Erik ten Hag, i cili dëshiron ta shtojë atë si përforcim në mesfushën e tij.

Megjithatë, Barcelona është e kënaqur me De Jong për momentin, gjë që e vështirëson një transferim.

Sipas talkSPORT, Unitedi do të tërheqë shumë më tepër për De Jong sezonin e ardhshëm, pasi ata do të jenë në Ligën e Kampionëve nëse përfundojnë në top katërshe të Ligës Premier.

Ndërsa Barça është e kënaqur me De Jong këtë sezon, ata janë nën presion për të shitur një lojtar të profilit të lartë për të financuar transferimet e ardhshme në verë.

Një marrëveshje mund t’i përshtatet të gjitha palëve, veçanërisht pasi United kërkon të marrë hapin tjetër në evolucionin e tyre. /Telegrafi/