Site icon Telegrafi

Man Utd do të provojë sërish transferimin e De Jongut

Klubi anglez, Manchester United thuhet se është gati të bëjë ofertë për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.

Djajtë e Kuq do të bëjnë një përpjekje tjetër për të joshur mesfushorin e ëndrrave të Erik ten Hag.

Sipas mediumit The Mirror, Unitedi ka parë një ofertë hapëse prej 50 milionë eurosh të refuzuar nga katalunasit.

Lexo po ashtu Barcelona po konsideron shitjen e De Jongut – mësohet çmimi që i kanë vënë holandezit

Megjithatë, ata janë të vendosur të kthehen me një ofertë tjetër, ndërsa kërkojnë të sigurojnë pasimet që i nevojiten mesfushës.

Barça është gati të shesë De Jongun, pasi paga e tij është përtej asaj që ata janë të gatshëm të paguajnë.

Trajneri i ri Hansi Flick nuk e sheh si të pazëvendësueshëm, ndërkohë që vlerësohej më shumë nga ish-shefi Xavi. /Telegrafi/

Exit mobile version