Site icon Telegrafi

Man Utd synon ta përforcojë mesfushën me yllin e Real Madridit – gati 67 milionë euro

Manchester United po synon transferimin e yllit të Real Madridit i cili kushton 67 milionë euro me shpresën se ata do të shpëtojnë sezonin e tyre, sipas raportimeve të fundit.

‘Djajtë e Kuq’ kanë shijuar startin më të dobët të ligës në 35 vitet e fundit pas barazimit pa gola ndaj Aston Villës të dielën.

Erik Ten Hag u fut në pauzën me kombëtare në tetor duke u pozicionuar në mesin e tabelës në vendin e 14-të, me vetëm tetë pikë të grumbulluara.

Fillimi i dobët i sezonit të United erdhi pas një afati kalimtar veror të ngarkuar, aty ku klubi transferoi emra si Leny Yoro, Joshua Zirkzee, Matthijs De Ligt, Noussair Mazraoui dhe Manuel Ugarte.

Ani pse në repartin e mesfushës e transferuan Ugarten, duket se Ten Hag ka vendosur sytë e tij tek një mesfushor tjetër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediumit spanjoll Fichajes, Man United po lidhet me një transferim të mundshëm të Aurelien Tchouamenit, i cili po tërheq po ashtu interesim edhe nga Liverpooli.

Raportimi shton se Tchouameni mund të lejohet të largohet nga Real Madridi të cilët e transferuan francezin në verën e vitit 2022.

‘Los Blancos’ dhuruan 68 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij nga Monaco, ndërsa United tani mund të bëjë një lëvizje për 24-vjeçarin kartoni i të cilit vlerësohet rreth 67 milionë euro./Telegrafi/

Exit mobile version