Manchester United ka siguruar transferimin e mbrojtësit të majtë holandez, Tyrell Malacia.
Anësori holandez ka pasur një vit fantastik me Feyenoordin duke shkuar deri në finalen e Ligës së Konferencës.
22-vjeçari kishte arritur ditë më parë marrëveshje me Lyonin, por në momentin e fundit ka ndërruar mendje dhe do të transferohet te Manchester United.
Tyrell Malacia to Manchester United, here we go! Agreement reached on personal terms, waiting to sign the contracts soon for €15m plus €2m add-ons to Feyenoord. Malacia will be first signing of ten Hag era. 🚨🔴 #MUFC
OL deal hijacked, as revealed on Tuesday – now confirmed. pic.twitter.com/ZKHtg62C7B
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 1, 2022
Gjiganti anglez ka gjetur marrëveshjen me Feyenoordin për transfeirmin e Malacias në Old Traford për 15 milionë euro plus dy milionë të tjera bonuse.
Vendimtar për vendimin e Malacias ka qenë trajneri Erik Ten Hag i cili i ka bërë të qartë bashkëkombësit të tij se do të jetë zgjedhja e parë në krahun e majtë të mbrojtjes.
Reprezentuesi holandez pritet të kompletojë transferimin te Djajtë e Kuq gjatë ditëve të ardhshme, pasi tanimë United ka marrëveshje si me lojtarin ashtu edhe me klubin e Feyenoordit. /Telegrafi/