Site icon Telegrafi

Man Utd shpenzoi mbi 250 milionë euro për shtatë lojtarë të Serie A

Patrick Dorgu që i bashkohet Manchester United për gati 40 milionë euro nga Lecce do të thotë se Djajtë e Kuq kanë investuar mbi 250 milionë euro për të transferuar shtatë lojtarë të Serie A në katër vitet e fundit.

Reprezentuesi danez është afër përfundimit të një transferimi të përhershëm prej 37 milionë euro në Old Trafford dhe do t’i nënshtrohet testeve të tij mjekësore në ditët në vijim.

Ai do të bëhet lojtari i shtatë që Manchester United ka nënshkruar nga Serie A në katër vitet e fundit.

Djajtë e Kuq filluan në afatin kalimtar të janarit 2021 duke marrë Amad Diallon nga Atalanta për 25 milionë euro plus 15 milionë euro bonuse.

Vetëm pak muaj më vonë, Manchester United e ktheu Cristiano Ronaldon në Old Trafford nga Juventusi për 15 milionë euro dhe tre lojtarë të Serie A iu bashkuan Djajve të Kuq gjatë afatit kalimtar të verës 2023.

Rasmus Hojlund përfundoi një transferim prej 74 milionë eurosh nga Atalanta, Andre Onana iu bashkua klubit për 50 milionë euro pas vetëm një sezoni në Inter, ndërsa Sofyan Amrabat u largua nga Fiorentina në një huazim 10 milionë euro.

Lexo po ashtu Paul Scholes beson se Ruben Amorim kërkon që nga Man United të largohen deri në 14 lojtarë

Joshua Zirkzee iu bashkua United nga Atalanta për 42.5 milionë euro verën e kaluar dhe Dorgu do të bëhet nënshkrimi më i fundit i Manchester United nga Seria A për gati 40 milionë euro.

Pa marrë parasysh bonuset prej 15 milionë euro në marrëveshjen me Amad Diallo, Manchester United shpenzoi 253.5 milionë euro për shtatë lojtarë të Serisë A në katër vitet e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version