Telegrafi

Man Utd rrëmben objektivin e Real Madridit, arrin marrëveshje për transferimin e Leny Yoros

Manchester Unitedi thuhet se ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të Lille, Leny Yoro, duke fituar garën ndaj Real Madridit.

Sipas mediumit The Athletic, Leny Yoro është vendosur të hipë në një fluturim për në Mançester për t’iu nënshtruar mjekësore në Carrington.

Qendërmbrojtësi i Lille, 18 vjeç, do t’i bashkohet Manchester United pasi klubi i tij pranoi një ofertë me vlerë 52 milionë funte apo 62 milionë euro.

 

Yoro thuhet se dëshiron të bashkohet me Real Madridin, por ka pak zgjedhje që kur Lille ka pranuar ofertën e United.

Los Blancos nuk janë të gatshëm të përputhen me ofertën e bërë nga Djajtë e Kuq, kështu që mbrojtësi pritet të kalojë në Old Trafford.

 

The Athletic e kupton se Yoro po ‘nxehet’ me idenë për të luajtur për United, me 18-vjeçarin që pritet të finalizojë kushtet personale me klubin sapo të arrijë.

Yoro u bë i njohur gjatë sezonit të kaluar, duke u paraqitur 35 herë në të gjitha garat me Lille. Ai gjithashtu shënoi dy herë në Ligue 1. /Telegrafi/