Telegrafi

Man Utd pritet ta ‘rrëmbejë’ yllin e akademisë së Arsenalit i cili nuk di të ndalet së shënuari

Manchester United raportohet se po synon ta transferojnë një sulmues të talentuar nga akademia e Arsenalit këtë verë.

Erik Ten Hag nuk humbi kohë në afatin kalimtar veror dhe tashmë ka siguruar transferimin e Leny Yoros dhe Joshua Zirkzee gjatë këtij muaji.

‘Djajtë e Kuq’ e konfirmuan blerjen e Zirkzees më 14 korrik, ndërsa sipas raportimeve kanë paguar 35 milionë euro për sulmuesin holandez.

Vetëm pesë ditë më vonë, klubi transferoi mbrojtësin 18-vjeçar Yoro nga Lille, për një shumë të raportuar prej 52.18 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Shtatë gola në një ndeshje të vetme, kush është sulmuesi vrastar që po thyen rekorde te Arsenali

Tani duket se Unitedi do ta përfundojë edhe transferimin e tretë të verës së shpejti, pasi ata po eksplorojnë mundësinë e transferimit të adoleshentit Chido Obi-Martin nga akademia e Arsenalit.

16-vjeçari ka luajtur vetëm për akademinë e Arsenalit, por kontrata e tij me klubin nga Londra së fundmi ka skaduar, dhe kështu ai është i lirë të negociojë me klube të tjera.

The Athletic ka raportuar se Unitedi ka mbajtur bisedime me adoleshentin teksa po synojnë ta përforcojnë akademinë e po ashtu edhe ekipin e parë të tyre.

Sulmuesi danez njihet si një ‘vrasës’ para portës pasi gjatë sezonit të kaluar ai kishte shënuar plotë dhjetë gola në një ndeshje të grupmoshave U16, aty ku Arsenali mposhti me rezultat 14-3 Liverpoolin.

Më vonë gjatë sezoni, ai shënoi pesë gola ndaj West Hamit dhe shtatë të tjerë ndaj Norwich Cityt.

Në total, Obi-Martin numëron 29 gola në 17 ndeshje për grupmoshat U18 të Arsenalit dhe nuk është rastësi që ai ka zgjuar interesimin e gjigantëve evropianë./Telegrafi/