Manchester United po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi sipas së cilës Joshua Zirkzee do të largohej nga ‘Old Trafford’ pas paraqitjeve të tij zhgënjyese.
Zirkzee u transferua tek Unitedi nga Bologna në verë për shumën e 34 milionë eurove dhe nënshkroi një kontratë pesë vjeçare.
Ai u transferua me qëllimin për t’i dhuruar ‘Djajve të Kuq’ një opsion më tepër në sulm përkrah Rasmus Hojlund, me holandezin që kishte shënuar gol në debutim ndaj Fulhamit.
Megjithatë, ish-ylli i Bayernit ka dështuar që të shënojë në 15 paraqitje të tjera që prej atëherë dhe tashmë është lidhur me një largim të hershëm nga gjiganti anglez.
Teksa ardhja e Ruben Amorim mund t’i ndryshojë rrethanat për Zirkzeen, një raportim ka bërë me dije se United po përgatitet që ta përdor atë në një marrëveshje shkëmbimi për Victor Osimhen.
Pasi u lidh me Juventusin dhe Milanin, mediumi italian Il Mattino ka thënë se Napolit i janë ofruar shërbimet e Zirkzees në një marrëveshje sipas së cilës Osimhen do transferohej tek Unitedi.
Marrëveshja që Unitedi është duke e propozuar është 30 milionë euro dhe kartoni i Zirkzee për Osimhen, i cili momentalisht po luan në Turqi tek Galatasaray.
Klauzola e Osimhen është reduktuar në vetëm 75 milionë euro dhe kujtojmë se ai kishte qenë pranë transferimit tek Chelsea para se të përfundonte afati kalimtar veror./Telegrafi/