Manchester Unitedi vazhdon ta ketë objektiv të madh sulmuesin anglez të Tottenham Hotspur, Harry Kane, për të cilit është gati ta bëjë një ofertë të lartë.
Djajtë e Kuq janë të interesuar të përforcojnë edhe më shumë skuadrën për sezonin e ri, pasi duan sukses më të madh sesa këtë sezon.
Drejtuesit dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer duan titullin kampion në Ligën Premier sezonin e ardhshëm, ndërsa do tentojnë të shkojnë sa më larg edhe në Ligën e Kampionëve.
Kështu, drejtuesit dhe trajneri kanë bërë plane për përforcimin e skuadrës dhe tashmë kanë etiketuar objektivat e mundshëm.
Njëri nga objektivat më të mëdha të klubit padyshim se është edhe sulmuesi anglez i Tottenhamit, Kane.
Sipas mediumit The Sun, Unitedi po planifikon një ofertë prej 90 milionë funtesh apo 105 milionë eurosh për yllin e Tottenhamit, me pronarët e klubit që dëshirojnë të qetësojnë tifozët pas fiaskos së Superligës Evropiane.
Kane thuhet të jetë i interesuar për një lëvizje të tillë, veçanërisht pasi Spurs duket se do të humbasë futbollin e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/