Telegrafi

Man Utd nuk heq dorë nga Kroosi

Toni Kroos në ndeshjen ndaj Villarrealit (Getty Images)

Manchester Unitedi ka lëshuar një ofertë të re drejt Real Madridit për Toni Kroosin.

Gjermani ka fituar dy Liga të Kampionëve dhe një La Liga me skuadrën nga Bernabeu, duke qenë lojtar kyç së bashku me Luka Modricin në mesfushë.

Lexo po ashtu Dhjetë futbollistët me klauzolat më të mëdha, Coutinho i fundit

Sipas Independent, Djajtë e Kuq tashmë kanë nisur një ofertë të re drejt Los Balncos për Kroos, e cila vështirë se do të refuzohet.

Me shitjen e tij Dani Ceballos, Matteo Kovacic dhe Marcos Llorente do të kishin më shumë hapsirë për të treguar vetën, gjë që klubi madrilen është gati t’ua ofrojë si mundësi.

Kroos gjatë një aksioni ndaj Valencias (Getty Images)

Kroos shikohet si lojtar ideal për të përmirësuar Paul Pogban në Old Trafford.

Vlera e kartonit të 28-vjeçarit është rreth 70 milionë euro.

Në 29 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat ai ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar shtatë asistime. /Telegrafi/