Manchester Unitedi ka lëshuar një ofertë të re drejt Real Madridit për Toni Kroosin.
Gjermani ka fituar dy Liga të Kampionëve dhe një La Liga me skuadrën nga Bernabeu, duke qenë lojtar kyç së bashku me Luka Modricin në mesfushë.
Sipas Independent, Djajtë e Kuq tashmë kanë nisur një ofertë të re drejt Los Balncos për Kroos, e cila vështirë se do të refuzohet.
Me shitjen e tij Dani Ceballos, Matteo Kovacic dhe Marcos Llorente do të kishin më shumë hapsirë për të treguar vetën, gjë që klubi madrilen është gati t’ua ofrojë si mundësi.
Kroos shikohet si lojtar ideal për të përmirësuar Paul Pogban në Old Trafford.
Vlera e kartonit të 28-vjeçarit është rreth 70 milionë euro.
Në 29 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat ai ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar shtatë asistime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=v6mBmqU9Vn0