Site icon Telegrafi

Man Utd nis bisedimet me agjentët e Mac Allister

Klubi anglez, Manchester Unitedi thuhet se ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e mesfushorit të Brighton, Alexis Mac Allister.

Superylli i Argjentinës, i cili fitoi Kupën e Botës në “Katar 2022”, kërkohet nga një mori skuadrash kryesore evropiane, në veçanti ato angleze.

Mac Allister ka qenë i lidhur me Liverpoolin e Jurgen Klopp në javët e fundit, ndërsa pëlqehet edhe nga Chelsea, Manchester City, Juventus dhe Atletico Madrid.

Lexo po ashtu Klopp e do në skuadër, Liverpooli në kontakt me babanë e Mac Allister

Megjithatë, sipas The Mail, Unitedi ka nisur tashmë bisedimet me përfaqësuesit e yllit argjentinas.

Unitedi e sheh Mac Allister si dikë që mund të shtojë mbajtjen e zotërimit të topit dhe kreativitetin në mesfushën e tyre.

Lexo po ashtu Man Utd planifikon ofertën prej 170 milionë eurosh për dyshen e Brightonit

Moises Caicedo, një tjetër yll i Brighton, është gjithashtu një objektiv i United këtë verë.

Djajtë e Kuq mund të duhet të presin derisa të përfundojë shitblerja e klubit para se të mësojnë për buxhetin e tyre të transferimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version