Klubi anglez, Manchester Unitedi thuhet se po shqyrton një lëvizje gjatë kësaj vere për mbrojtësin e Interit, Stefan de Vrij.
Mbrojtësi holandez është vënë në dispozicion për shitje nga Interi këtë afat kalimtar të verës.
Sipas La Gazzetta dello Sport, De Vrij, 30 vjeç, tani është brenda vitit të fundit të marrëveshjes së tij aktuale dhe Nerazzurrët nuk duan ta humbin falas.
Interesimi për ish-yllin e Lazios nuk mungon dhe tashmë duket se ka oferta nga klubet e Ligës Premier.
Manchester Unitedi është i interesuar dhe De Vrij pret që gjigantët anglezë të zyrtarizojnë planet e tyre.
Mbrojtësi mund të largohet nga Interi me Nerazzurrët janë të etur për të shitur, pasi duan t’i balancojnë librat financiar. /Telegrafi/