Mediat italiane raportojnë se Manchester Unitedi vazhdon të ndjekë shërbimet e kapitenit të Milanit, Leonardo Bonucci.
Ish-qendërmbrojtësi i Juventusit u bashkua me Rossonerët verën e kaluar për një shifër të raportuar prej 42 milionë eurove.
Ai ndihmoi ekipin e Gennaro Gattusos të përfundojë në pozitën e gjashtë në Serie A dhe të arrijë në finale të Coppa Italias, ku humbën nga Zonja e Vjetër.
Megjithatë, sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, dëbimi dyvjeçar i Milanit nga garat evropiane për shkeljet e rregullave financiare të Fair Play-it mund të shkaktojë largimin e 31-vjeçarit nga Serie A.
Largimi i Bonuccit mund të bëhet me dëshirën e tij, por edhe me detyrimin e Milanit për të shitur ndonjë nga yjet për të balancuar financat.
Sipas të përditshmes italiane, trajneri i ekipit nga Old Trafford, Jose Mourinho, po e monitoron situatën nga afër dhe së shpejti mund të bëjë një ofertë zyrtare për lojtarin.
Milani, që aktualisht është në qendër të një sage të pronësisë dhe problemeve financiare, u frustruan nga Unitedi edhe më parë gjatë javës.
Mesfushori Marouane Fellaini, i cili ishte i lidhur me një lëvizje në San Siro, vendosi të nënshkruante një kontratë të re për të qëndruar me Djajtë e Kuq deri në vitin 2020. /Telegrafi/