Sofyan Amrabat është i gatshëm të transferohet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier te Manchester United.
Mesfushori maroken ka shprehur interesim për tu larguar nga Fiorentina pasi dëshiron të bëj një hap para në karrierën e tij.
Sipas asaj që ka raportuar Fabrizio Romano, Ambrabat është pajtuar për tu transferuar në Old Traford gjatë afatit kalimtar veror.
Manchester United ende nuk ka dërguar ofertë zyrtare te Fiorentina, por së shpejti pritet ta bëjnë një gjë të tillë.
Fred do të largohet nga United dhe rrugën e tij do ta ndjek edhe Van de Beek, derisa Ambrabat do të jetë përforcimi i Djajve të Kuq për mesfushën.
Nga largimi i marokenit, Fiorentina synon që të fitojë rreth 30 milionë euro.
26-vjeçari është kërkuar edhe nga Barcelona dhe skuadra arabe Al-Ahli, por prioriteti i tij është të transferohet te Manchester United. /Telegrafi/
Amrabat has no doubts: he said yes to Manchester United, he wants the move since first talks in June despite rich Saudi bids 🔴🇲🇦
Understand he never said he’s “staying” or anything similar. Fake quotes.
No official bid yet — Man Utd will send it as soon as Fred/Donny leave. pic.twitter.com/ZZz1eNds0W
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 2, 2023