Telegrafi

Man Utd ka besim në transferimin e Hojlund para fillimit të Ligës Premier

Manchester United është i bindur se do të nënshkruajë me sulmuesin Rasmus Hojlund nga Atalanta para fillimit të sezonit 2023/24 të Ligës Premier.

Unitedi përballet për herë të parë me Wolves të hënën e 14 gushtit, me sezonin e ligës që fillon gjatë fundjavës.

Sipas mediumit Manchester Evening News dhe burimeve të tjera angleze, United është i bindur se mund ta transferojë sulmuesin Hojlund.

Lexo po ashtu Man Utd ka marrëveshje personale me Amrabat dhe Hojlund, por diskuton çmimet me klubet italiane

Klubi po negocion me skuadrën italiane Atalanta për të siguruar nënshkrimin e sulmuesit të ri danez.

Unitedi beson se pavarësisht se është vetëm 20 vjeç dhe ka shënuar nëntë gola sezonin e kaluar, Hojlund mund të udhëheqë sulmin e tyre.

Ai ka fizikun dhe teknikën që menaxheri Erik ten Hag dëshiron të ketë një sulmues. /Telegrafi/