Site icon Telegrafi

Man Utd informon De Jongun se do të fitojë më shumë se Ronaldo nëse transferohet në Old Trafford

Drejtuesit e Manchester Unitedit shpresojnë të joshin mesfushorin Frenkie de Jong të largohet nga Barcelona, duke i ofruar një ofertë masive.

Sipas Daily Star, Unitedi është i përgatitur ta bëjë De Jong yllin e tyre më të paguar në mënyrë që ta joshin atë të largohet këtë verë nga Barcelona.

Trajneri i ri i Djajve të Kuq, Erik ten Hag është i etur për të nënshkruar me mesfushorin e tij të dikurshëm te Ajaxi, por po lufton pasi nuk kanë arritur të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Manchester Unitedi vendos ultimatum për nënshkrimin e Frenkie De Jong

Pra, në vend të kësaj, Unitedi shpreson të tundojë 25-vjeçarin De Jong  për të shkëmbyer Camp Noun me Old Traffordin duke i ofruar një pagë javore prej 395 mijë funtesh apo 465 mijë euro.

Kjo do të thotë se holandezi do të bëhet menjëherë fituesi i tyre më i lartë në ekip – për sa i përket pagës bazë – duke eklipsuar portierin spanjoll David de Gea.

Portieri spanjoll është fituesi më i madh në klub me 375 mijë funte në javë, përpara Jadon Sancho me 350 mijë, Raphael Varane 340 mijë dhe Cristiano Ronaldo 300 mijë funte në javë.

Lexo po ashtu “Erik ten Hag po të pret” - De Jong i reagon tifozit të Man Unitedit

Hierarkia e Unitedit synon të fshijë pjesën më të mirë prej 80 milionë funtesh nga fatura e pagave të tyre vjetore këtë verë, mes një largimi masiv të emrave të padëshiruar të ekipit të parë.

Paul Pogba, Edinson Cavani, Nemanja Matic dhe Jesse Lingard do të largohen si lojtarë të lirë pasi u skadojnë kontratat në fund të qershorit. /Telegrafi/

Exit mobile version