Telegrafi

Man Utd hap bisedimet me Barcelonën për De Jong

Manchester United tani thuhet se është në kontakt të drejtpërdrejtë me Barcelonën për Frenkie de Jong, pasi bisedimet kanë filluar.

Manchester United dhe Barça janë në bisedime të drejtpërdrejta pasi Erik ten Hag dëshiron vërtet de Jong për rindërtimin e ekipit të tij në Old Trafford.

Barcelona e ka bërë të qartë çmimin e tyre rreth 85 milionë euro për De Jong, edhe pse Xavi do të donte ta mbante atë.

Ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare në tavolinë, por Unitedi është i përgatitur të përpiqet të shtyjë përsëri për de Jong, pasi ata janë të informuar për çështjet e Barcelonës me Fair Play Financiar.

Ten Hag do të përpiqet ta bindë atë ndërsa Unitedi do të shtyjë me Barcelonën për të gjetur një zgjidhje, e cila nuk është një marrëveshje e lehtë, por kontakte të drejtpërdrejta tani po ndodhin.

Muaji qershor thuhet se do të sqaroj gjithçka rreth të ardhmes së yllit holandez. /Telegrafi/