Site icon Telegrafi

Man Utd gati ta lë në huazim Joshua Zirkzeen, alarmohet gjiganti italian

E ardhmja e Joshua Zirkzee duket se është larg Manchester United, pasi klubi anglez po mendon huazimin e tij.

Sipas medias italiane Tuttosport, Juventusi është alarmuar dhe është që sa kohë në ndjekje të sulmuesit të Man United, Joshua Zirkzee.

Gjiganti anglez, Manchester United janë të hapur për mundësinë e huazimit të holandezit në janar me synimin për të diskutuar potencialisht shitjen e tij në verë.

Lexo po ashtu Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zirkzees

United shpreson se një huazim pozitiv do të rriste vlerën e transferimit të Zirkzee dhe do ta ndihmonte klubin të shmangë humbjen e parave, pasi i kishte nënshkruar ata vetëm gjashtë muaj më parë për më shumë se 40 milionë euro.

Juventusi mbetet i interesuar për ish-sulmuesin e Bolognës, i cili tashmë ka punuar me trajnerin Thiago Motta.

23-vjeçari ka zhvilluar 26 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Man Utd, derisa ka shënuar vetëm katër gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version