Telegrafi

Man Utd duhet të shesë para se të tentojë transferimin e një mesfushori të ri

Manchesteri United nuk është në gjendje të sigurojë nënshkrimet e ardhshme këtë verë nëse nuk shesin ndonjë lojtarë.

Djajtë e Kuq duan të nënshkruajnë me një mesfushor para se të mbyllet afati kalimtar veror i transferimeve.

Ata janë duke u lidhur me emra të tillë si Eduardo Camavinga ose Saul Niguez nga Rennes dhe Atletico Madrid respektivisht.

Sidoqoftë, Unitedi ka shpenzuar shumë para për Jadon Sancho dhe Raphael Varane këtë verë, dhe ata kanë një skuadër të mbushur me lojtarë.

Sipas mediumit ESPN, drejtuesit e klubit nga Old Trafford duhet të shesin para se të tentojnë transferimin e ndonjë emri të ri këtë verë.

Ky medium shton se emrat më të përfolur për t’u shitur këtë verë nga Unitedi janë Jesse Lingard dhe Eric Bailly. /Telegrafi/