Site icon Telegrafi

Man Utd dhe PSG kontaktojnë agjentin e Lautaro Martinezit

Manchester United dhe Paris Saint-Germain thuhet se janë në kontakt me përfaqësuesit e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.

United është në treg për një nënshkrim të ri qendërsulmues, ndërsa PSG mund të detyrohet të gjejë së shpejti një zëvendësues për Kylian Mbappe.

Të dy klubet e mëdha evropiane thuhet se kanë gjetur tashmë emrin e sulmuesit i cili mund të luajë rol të madh në qendrën e sulmit.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Unitedi dhe PSG-ja janë në bisedime me agjentin Alejandro Camano për Lautaron këtë javë.

Megjithatë, transferimi i Lautaros pritet të jetë i vështirë, pasi lojtari ka një marrëveshje me Interin deri në vitin 2026.

Për momentin, sulmuesi argjentinas thuhet se mbetet i përkushtuar ndaj Nerazzurrëve. /Telegrafi/

Exit mobile version