Manchester United dhe Chelsea raportohet se do të garojnë kokë më kokë për të siguruar transferimin e një prej sulmuesve më të dalluar këtë edicion në Ligën Premier.
United dhe Chelsea që të dyja kanë duruar një periudhë mjaft të vështirë gjatë muajve të fundit nën urdhrat e Ruben Amorim dhe Enzo Marseca.
Chelsea ka fituar vetëm tri nga 10 ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat, teksa United ka fituar gjashtë ndeshje në të gjitha garat në vitin 2025.
E tërë kjo na shpie tek nevoja që kanë të dy klubet për një tjetër sulmues dhe tashmë ato kanë vënë syrin e tyre tek një lojtar.
Football Insider ka raportuar se ata kanë si objektiv ish-sulmuesin e Manchester Cityt, Liam Delap, i cili po shkëlqen këtë sezon tek Ipswich Town.
22-vjeçari ka realizuar nëntë gola në 23 ndeshje, ku disa prej tyre erdhën në momente vendimtare, duke përfshirë në fitoret ndaj Chelseat dhe Tottenhamit.
Shpejtësia e madhe e Delap, fuqia dhe atributet fizike të kombinuara së bashku me aftësinë për të finalizuar aksionet, e bëjnë atë një kërcënim për portierët kundërshtarë./Telegrafi/