Ylli brazilian i Chelseat, Willian, vazhdon të mbetet njëri nga më të pëlqyerit e Manchester Unitedit.
Djajtë e Kuq janë në prag të një sezoni të dështuar edhe përkundër investimeve të mëdha në këtë sezon.
Por, kjo nuk mendohet se do të zmbraps drejtuesit e klubit anglez, të cilët janë gati të investojnë edhe më tutje në skuadrën e Jose Mourinhos.
Sipas mediumit britanik The Sun, Unitedi është duke qëndruar gati dhe dëshiron transferimin e Willianit këtë verë.
Jose Mourinho është një tifoz i madh i brazilianit dhe shpreson se 29-vjeçari të ndërroj ambient gjatë verës, duke vendosur transferimin te Unitedi.
Drejtuesit e Unitedit dhe trajneri Mourinho e duan brazilianin si zëvendësues të spanjollit Juan Mata, i cili pritet të largohet gjatë verës.
Megjithatë, Willian nuk është objektivi i vetëm i Unitedit për sulmin, pasi drejtuesit kanë etiketuar disa të tillë për këtë fazë.
Ylli i Real Madridit, Gareth Bale, ai i Atletico Madridit, Antoine Griezmann dhe kroati i Interit, Ivan Perisic, janë gjithashtu në listën e dëshirave. /Telegrafi/