Telegrafi

Man Utd dëshiron Alban

Jordi Alba (Getty Images)

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba ka përfunduar në radarin e gjigantit anglez, Manchester United.

Skuadra nga Old Trafford ka dështuar në sezonin e fundit duke e përfunduar pa asnjë trofe.

Kështu, Jose Mourinho po kërkon të ri-forcojë vijnë e fundit të mbrojtjes së Unitedit.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i sezonit 2017/18 në Evropë

Pas shumë emrave të përfolur tani është identifikuar edhe mbrojtësi i majtë spanjoll, Alba, si një objektiv.

Alba duke festuar një gol së bashku me Messin (Getty Images)

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Djajtë e Kuq janë të interesuar të nënshkruajnë këtë verë me mbrojtësin e Barcelonës.

Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë pasi spanjolli vlerësohet si njëri nga lojtarët më të rëndësishëm në Camp Nou.

Lexo po ashtu Alex Sandro gati rinovimin me Juventusin, por Manchester United vazhdon interesimin për brazilianin

Për mbrojtësin spanjoll gjithashtu interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër angleze, Tottenham Hotspur.

Në anën tjetër, alternativa tjera për Alban te Unitedi mendohet të jenë edhe Alex Sandro i Juventusit dhe Danny Rose i Tottenhamit. /Telegrafi/