Telegrafi

Man Utd – Chelsea, formacionet zyrtare të gjysmëfinales së Kupës FA

Manchester Unitedi dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e madhe mes vete.

Djajtë e Kuq dhe Blutë e Londrës do të takohen mes vete në një derbi të zjarrtë në kuadër të gjysmëfinales së Kupës FA, e cila zhvillohet Wembley nga ora 19:00.

Të dy skuadrat kanë eliminuar ekipe të forta gjatë rrugës dhe synojnë ta arrijnë edhe finalen me një fitore eventuale sot (e diel).

Në këtë garë zhvillohet vetëm një ndeshje dhe fituesi do të kalonte në finale, ku i pret Arsenali, i cili mposhti të shtunën Manchester Cityn 2-0.

Sikurse Ole Gunnar Solskjaer, ashtu edhe Frank Lampard kanë vendosur të startojnë me formacionet të mira dhe shumë taktike në kërkim të finales.

Man Utd: De Gea; Lindelof, Bailly, Maguire; Wan-Bissaka, Matic, Fred, Williams; Fernandes, James; Rashford; 

Chelsea: Caballero; Azpilicueta, Rudiger, Zouma; James, Jorginho, Kovacic, Alonso; Willian, Giroud, Mount; 

/Telegrafi/