Telegrafi

Man Unitedi vëzhgon Jorginhon e Napolit

NAPLES, ITALY - DECEMBER 19: Jorginho of SSC Napoli in action during the TIM Cup match between SSC Napoli and Udinese Calcio at Stadio San Paolo on December 19, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Manchester Unitedi po vëzhgon me kujdes mesfushorin e Napolit, brazilianin e natyralizuar në italian, Jorginho.

Djajtë e Kuq do ta marrin shumë seriozisht përforcimin e skuadrës në afatin kalimtar të janarit, në theks të veçantë mesfushën.

Sipas mediumit Manchester Evening News, Unitedi janë admirues të mëdhenj të 26-vjeçarit italian dhe kanë përzgjedhur Jorginhon si një anëtar të ri të mundshëm në mesfushë përpara sezonit të ardhshëm.

Lexo po ashtu PSG interesohet për të palumturin e Napolit

Unitedi tashmë ka shikuar me kujdes edhe dyshen e talentuar të Borussia Dortmundit, Julian Weigl dhe Christian Pulisic.

Jorginho duke shënuar golin ndaj Man Cityn (Getty Images)

Mesfushori Jorginho shënoi gol në humbjen e Ligës së Kampionëve të Napolit në Manchester City dhe u cilësua si lojtar ‘i mrekullueshëm’ nga Pep Guardiola.

Menaxheri i Unitedit, Jose Mourinho dëshiron të nënshkruajë me një mesfushor qendror në afatin kalimtar të transferimeve të janarit, por Jorginho do të ishte i padisponueshëm në Kupat Evropiane, pasi ka luajtur në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Man Unitedi lidhet me Andre Gomesin, agjenti Mendes ndihmon kalimin e tij në Old Trafford  

Jorginho ka filluar 15 nga 18 ndeshjet e Serie A me Napolin në mesfushën mbrojtëse, duke shënuar dy herë dhe duke ofruar tre asistime.

Për rolin e mesfushorit Djajtë e Kuq kanë etiketuar edhe Andre Gomesin e Barcelonës. /Telegrafi/