Manchester United e ka kapur telefonin dhe e ka telefonuar Chelsean për ta pyetur se cilat janë shanset që ata të mund të nënshkruajnë me Willianin në muajin janar.
Anësori brazilian ka luajtur pak në dy sezonet e fundit nën drejtimin e trajnerit italian, Antonio Conte, duke u ndier i pakënaqur.
Por, duke folur pas fitores së mesjavës të Bluve në Huddersfield, ai tha se ishte i lumtur që po luan në skuadrën nga Stamford Bridge.
Përkundër kësaj, Unitedi dhe Jose Mourinho kanë ndjerë një mundësi; me afrimin e Kupës Botërore, Willian është më i prirur të shtyjë një marrëveshje pasi ai do të duhet të luajë rregullisht për tu ftuar nga trajneri i Brazilit, Tite.
Braziliani në Old Trafford do të ambientohej shpejt pasi njihet moti me trajneri e Djajve të Kuq, portugezin Mourinho.
Kjo pasi Mourinho nënshkroi me Willianin nga Shahktar Donestk në vitin 2013 dhe e ndihmoi atë të zhvillohet në një yll për Blutë.
Portugezit thuhet se do tu jepen fonde për të rritur skuadrën e tij në mënyrë që të sfidojë liderët e arratisur të ligës, Manchester City, dhe beson se Willian mund të sigurojë një shtysë në mesfushën e avancuar të tij.
Ndryshe, Willian është edhe në radarin e skuadrës së madhe, Barcelonës, e cila e sheh gjithashtu si shtesë të vlefshme për ofensivën e tyre. /Telegrafi/