Telegrafi

Man Unitedi nuk heq dorë nga Bale, gati mega oferta për Realin

Manchester United nuk i ndahet yllit uellsian të Real Madridit, Gareth Bale.

Ish ylli i Tottenhamit ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje në Old Trafford, megjithëse dëshira e Zinedine Zidane për të mbajtur sulmuesin ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje potenciale.

Megjithatë, Djajtë e Kuq nuk duan të heqin dorë nga shërbimet e anësorit këmbëshpejtë të Mbretërve.

Sipas një raporti ekskluziv të mediumit britanik Express, Unitedi  do t’i ofrojë Real Madridit plot 90 milionë funte për Gareth Bale, por do të presë deri në verën e ardhshme për ta bërë këtë.

Jose Mourinho mban një interes të veçantë në Bale, për këtë do të nisë një qasje të re për shërbimet e tij në verën e vitit 2018. /Telegrafi/