Manchester United po vështron me shumë kujdes mesfushorin e Atalantas, Bryan Cristante, për të cilin është gati të bëjë një ofertë të lartë.
Djajtë e Kuq janë në kërkim të emrave të rinj për të përforcuar skuadrën gjatë afatit të janarit për të qenë konkurrues në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.
Kështu, sipas mediumit britanik The Sun, Unitedi po përgatit një ofertë prej 31 milionë funtesh apo mbi 35 milionë eurosh për Cristanten.
Talenti italian shikohet si një zëvendësim ideal për mesfushorin belg, Marouane Fellaini, i cili pritet të largohet.
Mesfushori belg duket i sigurt se do të largohet nga Old Traffordi pas refuzimit të ofertës së fundit të kontratës për rinovimin e saj.
Dhe, pavarësisht se Jose Mourinho preferon që Fellaini të qëndrojë, ai po lëviz shpejt për të siguruar që një zëvendësim të sillet menjëherë.
Cristante është në huazim nga Benfica, por Atalanta ka mundësinë të nënshkruajë me atë përgjithmonë për 10 milionë euro në fund të sezonit dhe mund të transferoj atë më herët dhe ta shesë menjëherë atë në United për çmimin e trefishtë.
Juventusi, Interi dhe Atletico Madrid janë të gjithë të interesuar për Cristante, 22 vjeç, por nuk do të paguajnë çmimin e kërkuar nga Atalanta prej 35 milionë eurosh dhe kjo e vë Unitedin në “pole-position”. /Telegrafi/