Telegrafi

Man Unitedi i etur për të nënshkruar me Alban

Mbrojtësi spanjoll i Barcelonës, Jordi Alba ka përfunduar në radarin e Manchester Unitedit.

Gjiganti anglez ka siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, dhe për këtë po dëshiron të forcojnë skuadrën e tyre.

Lexo po ashtu Përveç Perisicit, Mourinho dëshiron edhe yllin tjetër të Interit

Me mbrojtësit Luke Shaw, Matteo Darmian dhe Ashley Young që nuk kanë bindur, Jose Mourinho po kërkon një mbrojtës tjetër të ri për këtë rol.

Sipas mediumit të madh sportiv ESPN, Djajtë e Kuq po synojnë të lëvizin drejt një transferimi për mbrojtësin e Barcelonës, Jordi Alba.

Jose Mourinho po kërkon një mbrojtës të majtë të ri këtë verë, por një transferim i spanjollit mund të jetë i vështirë me lojtarin që ndihet i vendosur për të qëndruar në Camp Nou. /Telegrafi/