Telegrafi

Man United me ofertë të fundit për Maguiren, anglezi do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në histori

Manchester United ende nuk është dorëzuar për qendërmbrojtësin anglez Harry Maguire.

Pas lëndimit të qendërmbrojtësit Eric Bailly, United do të provojë me një ofertë të fundit të nënshkruajë me qendërmbrojtësin anglez.

The Mirror ka shkruar se Djajtë e Kuq kanë gati ofertën prej 89 milionë eurove.

Në rast se pranohet kjo ofertë nga Leicester City, atëherë qendërmbrojtësi anglez do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit duke kaluar holandezët Van Dijk e De Ligt.

Harry Maguire . (Photo by David Rogers/Getty Images)

Leicester City deri më tani ka refuzuar disa oferta për yllin e tyre nga City e United.

Dëshira e lojtarit është të transferohet në Old Traford ku i është premtuar edhe shiriti i kapitenit.

Mbetet të shihet nëse Leicester do të dorëzohet nga oferta e lartë e Unitedit për reprezentuesin anglez. /Telegrafi/