Telegrafi

Man United mposht Huddersfieldin, kalon në çerekfinale të Kupës FA (Video)

Manchester United (Getty Images)

Manchester Unitedi ka fituar në udhëtim ndaj Huddersfieldit me rezultat 0-2 duke siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës FA.

Skuadra e Jose Mourinhos e nisi furishëm takimin duke kaluar në epërsi qysh në minutën e tretë me anë të Romelu Lukaku, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Juan Mata.

Lukaku shënoi dy golat e ndeshjes (Getty Images)

Djajtë e Kuq vazhduan me dominimin e lojës dhe krijuan shumë raste për shënim, teksa gjetën rrjetën edhe dy herë të tjera në minutat shtesë të pjesës së parë.

Megjithatë, golat e Matas dhe Nemanja Matic, që të dyja u anuluan për shkak të pozitës jashtë loje dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsi minimale të Unitedit.

Mata shënoi, por goli u anulua (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Unitedi përsëri ishte skuadra që krijonte raste dhe sulmonte, teksa gjeten golin e dytë.

Pas një kundërsulmi të shpejt në minutën e 55-të ishte përsëri Lukaku, i cili shënoi për 0-2 pas një asistimi të saktë nga Alexis Sanchez.

Hadergjonaj gjatë një dueli me Sanchezin (Getty Images)

Deri në fund të ndeshjes, Huddersfieldi u mundua të ngushtoj epërsinë, por Unitedi mirë e menaxhoi lojën dhe në fund fituan me rezultat 0-2.

Pas kësaj fitore, Djajtë e Kuq kalojnë në çerekfinale të Kupës FA. /Telegrafi/