Site icon Telegrafi

Man United ia cakton çmimin final Harry Maguires

Manchester Unitedi ka vendosur çmimin e tyre për kapitenin Harry Maguire.

Por, mbrojtësi anglez nuk po inkurajohet të gjejë një klub të ri, edhe pse nuk është nga të preferuarit e trajnerit Erik ten Hag.

Manchester Evening News raporton se United do të shesë Maguiren me një çmim fillestar prej 55 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Pesë kandidatët e mundshëm për t'u bërë kapiten i Manchester United - Maguires i është thënë të largohet

West Ham United dhe Tottenham Hotspur janë ndër klubet e interesuara për mbrojtësin që aktualisht nuk e ka vendin të sigurt te Djajtë e Kuq.

30-vjeçari iu bashkua United për 89 milionë euro në 2019 – një tarifë rekord botëror për një mbrojtës nga Leicester City.

Mirëpo, Ten Hag është i kujdesshëm për shitjen e Maguire duke pasur parasysh burimet e nevojshme për të gjetur një zëvendësues për të. /Telegrafi/

Exit mobile version