Manchester United raportohet se ka bërë një ofertë shokuese për transferimin e një lojtari nga një prej ekipeve rivale në Ligën Premier.
Gjatë ditës së sotme (e hënë), Ruben Amorim do të bëhet zyrtarisht trajneri i ri klubit, ani pse ai duhet të presë për të marrë pjesë në seancat stërvitore deri sa t’i garantohet leja e punës.
Ruud Van Nistelrooy e udhëhoqi Unitedin në ndeshjen e tij të fundit si trajner i përkohshëm të dielën, duke shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Leicester Cityt në ‘Old Trafford’.
Holandezi do të takohet me Amorim këtë javë dhe ai ka thënë se nuk e di nëse do të rikthehet në rolin e tij të zakonshëm si asistent pas ardhjes së regjimit të ri.
Ani pse shpenzimet në janar mund të mos jenë aq të larta – The Athletic ka raportuar se Unitedi është shumë afër limitit financiar si rezultat i kostove që lidhen me shkarkimin e Erik Ten Hag dhe kompensimin që duhet të paguhet tek Sporting Lisbona për lirimin e Amorim.
Sipas burimeve brenda klubit, drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’ kanë bërë një ofertë befasuese për transferimin e sulmuesit Christopher Nkunku.
26-vjeçari nuk po gjen hapësirat e nevojshme nën urdhrat e Enzo Marescas në Ligën Premier teksa minutat i ka të kufizuara edhe në garat ndërkombëtare.
Nkunku ka shënuar nëntë gola nga këto shtatë paraqitje në garat e tjera, në krahasim me një gol të shënuar në Ligën Premier./Telegrafi/