Manchester United ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës FA ndaj Totteham Hotspur.
Skuadra e Jose Mourinhos ka arritur të fitojë ndaj Spurs në një ndeshje të fortë, ku Djajtë e Kuq fituan me rikthim në takimin e luajtur në Wembley.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alexis Sanchez (24′) dhe Ander Herrera (62′) për Unitedin, ndërsa për Tottenhamin shënoi Dele Alli (11′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori spanjoll, Herrera, i cili u vlerësua me notë 8.4.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e mysafirëve, Michel Vorm, i cili u notua me 5.4. /Telegrafi/
Man Utd:
Tottenham: