Telegrafi

Man United 1-2 Man City, notat e lojtarëve (Foto)

Loja u karakterizua me ndërhyrje të shumta, rivalitet të madh dhe shumë duele (Getty Images)

Derbi i qytetit të Mançesterit, mes Unitedit dhe Cityt, i ka takuar mysafirëve që fituan me rezultat 2-1.

Qytetarët e Pep Guardiolas kanë fituar derbin e luftuar ndaj Djajve të Kuq të Jose Mourinhos, në një ndeshje me shumë rivalitet.

Golat në këtë takim u shënuan nga Marcus Rashford (45+) për vendasit, ndërsa për mysafirët e Cityt shënuan David Silva (43′) dhe Nicolas Otamendi (54′).

Lexo po ashtu Mançesteri i takon Cityt, filozofia e Guardiolas triumfon ndaj asaj të Mourinhos në Old Trafford (Foto/Video)

Lojtari më i vlerësuar i derbit ishte pikërisht mbrojtësi argjentinas, Otamendi, i cili u vlerësua me notë 8.1.

Në anën tjetër, lojtari me notën më të ulët në këtë ndeshjes ishte sulmuesi Romelu Lukaku, i cili u vlerësua me notë 5.6. /Telegrafi/

Man UTD:

Te Unitedi dështuan edhe Rojo dhe Lingard

Man City:

Te City shkëlqyen edhe Sane, De Bruyne dhe D.Silva