Telegrafi

Man United 1-1 Liverpool: Vlerësimi i futbollistëve, dëshpëron Pogba (Foto)

Manchester dhe Liverpool janë ndarë në barazuar 1-1 në derbin e Ligës Premier.  

Dy skuadrat më të trofeshme angleze kanë luajtur baras në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të, ku së pari shënuan ‘Reds’ me anë të James Milner (27’) dhe barazuan ‘Djajtë’ me Zlatan Ibrahimovic (84’).

Lexo po ashtu United dhe Liverpool ndahen në paqe (Video)

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes është mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, i cili është vlerësuar me notën 8.1, ndërsa nota më e ulët shkoi për Paul Pogba, që u notua me notën 5.6.

Lojtari me notën më të lartë te United ishte mbrojtësi Phil Jones me notën 7.9, ndërsa te Liverpooli notën më të vogël e kishte Divock Origi, i cili u notua me 6.1. /Telegrafi/

Man Utd:

Paraqitje të mirë patën Ibrahimovic, Herrera e Mkhitaryan

Liverpool:

Paraqitje pozitive patën edhe Milner, Lovren e Lallana