Manchester dhe Liverpool janë ndarë në barazuar 1-1 në derbin e Ligës Premier.
Dy skuadrat më të trofeshme angleze kanë luajtur baras në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të, ku së pari shënuan ‘Reds’ me anë të James Milner (27’) dhe barazuan ‘Djajtë’ me Zlatan Ibrahimovic (84’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes është mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, i cili është vlerësuar me notën 8.1, ndërsa nota më e ulët shkoi për Paul Pogba, që u notua me notën 5.6.
Lojtari me notën më të lartë te United ishte mbrojtësi Phil Jones me notën 7.9, ndërsa te Liverpooli notën më të vogël e kishte Divock Origi, i cili u notua me 6.1. /Telegrafi/
Man Utd:
Liverpool: