Telegrafi

Man City i vendos çmim Sanes

Leroy Sane (Foto: Fred Lee/Getty Images for Premier League/Guliver)

Manchester City ka vendosur t’i vë çmim sulmuesit gjerman, Leroy Sane, i cili kohëve të fundit po lidhet me një kalim te Bayern Munichu.

Reprezentuesi gjerman ka qenë prej kohësh i lidhur me një largim këtë sezon dhe një kalim te kampionët e Bundesligas.

Por, fituesit aktual të Ligës Premier, City, kanë mbetur të zemëruar nga ndjekja publike e Bavarezëve.

Lexo po ashtu Sane te Bayern Munich për shumë rekord, klubi bavarez mohon gjithçka

Tani drejtuesit e klubit nga Etihad janë pajtuar me faktin dhe thuhet se do të lejojnë Sanen të largohet për çmimin e kërkuar.

Bayerni tani e di çmimin e gjermanit Sane

Sipas mediumit britanik The Sun, City kanë vendosur çmimin për Sane dhe kërkojnë plot 145 milionë funte apo rreth 160 milionë euro për të.

Nëse Bayern do të paguajë përfundimisht këtë shifër, ai do të përfaqësojë një nga transferimet më të shtrenjta në histori të futbollit. /Telegrafi/