Telegrafi

Man City i uron fat Muriqit për ndeshjen ndaj Bullgarisë

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Klubi anglez, Manchester City i ka uruar fat portierit të Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriqit.

Kosova është nikoqir i Bullgarisë në ndeshjen e parë eliminatore për Euro 2020, e cila pritet të fillojë në stadiumin Fadil Vokrri.

Nga minuta e parë në portë do të jetë portieri i kampionit anglez, shtatlarti Muriqi dhe City ka menduar t’i urojë fat lojtarit të tyre me anë të rrjeteve sociale.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në sfidën Kosovë - Bullgari, në debutimin e Përfaqësueses sonë në kualifikimet për 'Euro 2020'

“Kosova kaAro Muricin sonte në mes të shtyllave”.

“Fat i mirë për të gjithë djemtë tanë në detyrë këtë mbrëmje”, ka shkruar klubi anglez në postimin e tyre.

Ndryshe, ndeshja do të fillojë nga ora 20:45. /Telegrafi/