Klubi anglez, Manchester City i ka uruar fat portierit të Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriqit.
Kosova është nikoqir i Bullgarisë në ndeshjen e parë eliminatore për Euro 2020, e cila pritet të fillojë në stadiumin Fadil Vokrri.
Nga minuta e parë në portë do të jetë portieri i kampionit anglez, shtatlarti Muriqi dhe City ka menduar t’i urojë fat lojtarit të tyre me anë të rrjeteve sociale.
“Kosova kaAro Muricin sonte në mes të shtyllave”.
“Fat i mirë për të gjithë djemtë tanë në detyrë këtë mbrëmje”, ka shkruar klubi anglez në postimin e tyre.
Ndryshe, ndeshja do të fillojë nga ora 20:45. /Telegrafi/
Kosovo have Aro Muric between the sticks tonight 💙
Good luck to all our lads on duty this evening 💪 https://t.co/R1YZLsyW3R
— Manchester City (@ManCity) March 25, 2019