Manchester City ka fituar ndeshjen e parë ndaj Borussia Monchengladbach me rezultat 2-0 në kuadër të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.
Klubi anglez ka arritur të marrë një fitore të madhe në takimin e zhvilluar në Puskas Arena të Budapestit, shkaku i rregullave të shtrënguara në Gjermani për COVID-19.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të plotë të ekipit të Pep Guardiolas, që përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 29-të dhe ishte Bernardo Silva, i cili shënoi me kokë për 0-1 pas asistimit të Joao Cancelos.
HALF-TIME | Ahead at the break!
⚫️ 0-1 🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/dFxc0tcZfv
— Manchester City (@ManCity) February 24, 2021
Në pjesën e dytë, përsëri City ishte skuadër më e mirë, më kërkuesë duke krijuar më shumë raste dhe duke gjetur edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 65-të dhe ishte Gabriel Jesus, i cili shënoi nga afërsia për 2-0 pas asistimit të Bernardo Silvas.
FULL-TIME | Two goals and a clean sheet! ⚽️⚽️
⚫️ 0-2 🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/i1ajpV6lum
— Manchester City (@ManCity) February 24, 2021
Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste tjera për gol, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe City iu gëzua një fitore të madhe 2-0.
Ndeshja kthyese zhvillohet në Etihad Stadium pas tri javësh apo me datë 16 mars. /Telegrafi/
https://twitter.com/Leroyology_/status/1364674052045086727
https://twitter.com/SeanGillen9/status/1364688382559985665