Manchester City po tregon interes për nënshkrimin e mbrojtësit të majtë të Borussia Dortmundit, Raphael Guerreiro.
Pozicioni i mbrojtësit të majtë është një problem kyç për trajnerin Pep Guardiola në sezonin e ri.
City e shiti Oleksandr Zinchenko te Arsenal, ndërkohë që Chelsea e fitoi garën për nënshkrimin e Marc Cucurella nga Brighton.
Sipas Sky Sports News, Guerriero është njëri nga disa mbrojtësit e majtë që City po synon aktualisht.
Ata mund të sjellin edhe dy lojtarë për këtë pozicion, pasi po ndjekin edhe Sergio Gomez të Anderlechtit.
Ky i fundit ka të ngjarë të jetë i tillë për të ardhmen, pasi është vetëm 21 vjeç, por mund t’i duhet kohë për t’u integruar në ekipin e parë këtë sezon. /Telegrafi/