Klubi i madh nga Liga Premier, Manchester City është skuadra e fundit që është lidhur me një lëvizje për talentin e Barcelonës, Ilaix Moriba.
Reprezentuesi i Spanjës U17 ka krijuar vështirësi në negociatat me klubin për zgjatjen e kontratës që nga fillimi i vitit 2021.
Moriba thuhet se po kërkon një rritje të konsiderueshme të pagës si pjesë e bisedimeve me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në fund të sezonit 2021/22.
Ronald Koeman gjithashtu ka filluar bisedimet me adoleshentin duke e bindur se gjendet në planet e tij për ta motivuar të mbetet në Camp Nou.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Pep Guardiola dëshiron të sjellë talentin e akademisë La Masia në Etihad, por vetëm si një transferim falas në vitin 2022.
Megjithatë, kampioni anglez pritet të këtë konkurrencë nga rivalët e tyre nga Liga Premier, por edhe nga kampionatet tjera.
Chelsea thuhet se po konsideron gjithashtu një lëvizje, ashtu sikurse edhe klubi gjerman, RB Leipzig që gjithashtu ka shprehur interesim. /Telegrafi/