Telegrafi

Man City synon të kalojë në raundin tjetër të Kupës FA me një fitore ndaj Birminghamit, formacionet zyrtare

Manchester City dhe Birgmingham City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për FA Cup.

Qytetarët janë nikoqir të Birgminghamit në takimin e vlefshëm për fazën e 1/32-tës, takim që zhvillohet në Etihad Stadium nga ora 14:30.

Ekipi i Pep Guardiolas vjen në këtë ndeshje me një formë të lartë dhe synon fitore për të kaluar tutje, pasi luhet vetëm me një ndeshje, ndërsa në rast barazimi ekipet shkojnë në vazhdime dhe pastaj në penallti.

Në anën tjetër, mysafirët do të tentojnë befasinë pasi luhet vetëm një ndeshje dhe duan ta shfrytëzojnë këtë në maksimum.

Guardiola ka vendosur për këtë takim të bëjë disa ndryshime, ndërsa trajneri i Birminghamit starton me më të mirët.

Man City: Steffen, Cancelo, Dias, Walker, Mendy, Rodrigo, Mahrez, De Bruyne (C), Foden, Bernardo, Jesus

Birgmingham: Prieto; Colin, Clarke-Slater, San Jose, Friend, Sunjic, Kieftenbeld, Sanchez, Toral, Leko, Hogan

/Telegrafi/