Telegrafi

Man City shpreson ta transferojë Sanchezin në janar

Skuadra e madhe angleze, Manchester City është gati të bëjë ofertë gjatë afatit kalimtar të janarit për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Sulmuesi kilian po luan sezonin e fundit me skuadrën londineze, pasi kontrata e tij aktuale skadon në verën e vitit 2018 dhe nuk ka dhënë shpresa për vazhdimin e saj.

Largimi me parametra zero ose në afatin e janarit për një shifër të vogël ka bërë që shumë skuadra të mëdha të duan shërbimet e tij, ndër to edhe Man City, PSG dhe Chelsea.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, Man City po planifikon një ofertë tjetër prej 20 milionë funtesh apo rreth 24 milionë euro për Sanchezin gjatë janarit.

Guardiola njihet si adhurues i Sanchezit

Kjo mund të vijë si një nxitje për Milanin, të cilët po monitorojnë gjendjen e Sergio Agueros në Etihad përpara një sulmi të mundshëm gjatë dimrit për argjentinasin.

Sanchez ka qenë një objektiv afatgjatë për trajnerin e qytetit Pep Guardiola, i cili dëshiron të forcojë vijën e tij sulmuese, edhe pse janë skuadra me më shumë gola në Ligën Premier.

Edhe Arsenali janë në gjah për zëvendësuesin e Sanchezit, ndërsa Arsene Wenger ka etiketuar talentin francez të Manchester Unitedit, Anthony Martialin, si më të mundshmin. /Telegrafi/