Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 6-0 ndaj Chelseat në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 26-të në Ligën Premier.
Skuadra e Pep Guardiolas e ka vazhduar serinë e fitore duke shkatërruar Blutë e Londrës në derbin e javës në kampionatin anglez.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve që arritën të shënojnë edhe plot katër gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm katër minutave lojë dhe ishte anglezi Raheem Sterling, i cili shënoi për 1-0.
Pas Sterlingut në skenë doli Sergio Aguero, i cili shënoi dy gola të shpejtë për gjashtë minuta.
I pari i argjentinasit erdhi në minutën e 13-të me një supergol nga distanca për 2-0, ndërsa në minutën e 19-të shënoi për 3-0 nga afërsia.
Këto tri gola nuk e ndalën Cityn, të cilët vazhduan trysninë dhe në minutën e 25-të arritën të shënojnë për 4-0 me anë të Ilkay Gundogan.
Në pjesën e dytë, Qytetarët vazhduan menaxhimin e lojës teksa shënuan edhe dy gola tjerë për të vulosur fitoren.
Luhej minuta e 56-të e ndeshjes kur Aguero u tregua i saktë nga penalltia për 5-0 duke kompletuar kështu het-trikun.
Deri në fund të ndeshjes, City arriti të shënoj edhe një gol në minutën e 80-të me anë të Sterling, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 6-0.
Pas kësaj fitore, Qytetarët kanë rrëmbyer pozitën e parë me 65 pikë, po aq sa ka Liverpooli në të dytin me një lojë më pak, ndërsa Chelsea zë vendin e gjashtë me 50 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Blutë luajnë në shtëpi ndaj Tottenhamit, ndërsa City e pret West Hamin. /Telegrafi/
Sergio Aguero equalling Alan Shearer's hat-trick record with the coolest penalty you'll see all Sunday. 😎🎩 pic.twitter.com/H6r4u8ACwk
— OneFootball HQ (@OneFootballHQ) February 10, 2019
https://twitter.com/TubeGoals/status/1094654187244277761