Site icon Telegrafi

Man City shënon dy herë që në start ndaj Sporting, Mahrez dhe Silva gjejnë rrjetën

Manchester City është mysafir i Sporting Lisbonës në kuadër të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Qytetarët janë favorit në këtë ndeshje dhe ashtu siç është pritur kanë kaluar të parët në epërsi.

Një aksion i gjatë i Man City solli një situatë interesante para portë, me Kevin de Bruynen që asistoi te Riyad Mahrez i cili nuk e kishte të vështirë të shënonte.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1493679457164423168

E gjithë kjo që në minutën e 9-të, duke treguar që Man City nuk do ta lëshojë lehtë këtë ndeshje pa fitore.

Por nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë, kur Bernardo Silva në minutën e 18-të për 2-0.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1493681516357980160

Man City duket në formë shumë të mirë. /Telegrafi/   

Exit mobile version